07:23 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Këlliçi i përgjigjet Ramës: Je në botën e çudirave, të rinjtë po ikin nga sytë këmbët

16:10 | 14/01/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen në akuza Belind Këlliçi: Neim Çili dhe marionetat e tij po tentojnë të përçajnë PD-në!Strukturat e MJAFT-it kanë ngritur krye në parti!

Kështu e ka komentuar fjalën e Kryeministrit Rama, kreu i forumit Rinor të PD-së, Belind Këllici.

Në një status në Facebook, Këlliçi shkruan se Kryeministri foli për të rinjtë duke harruar se 70% e tyre duan të ikin jashtë vendit.

Kreu i FRPD-së thekson se modeli i suksesit që ofron Kryeministri nuk është modeli që iu duhet shqiptarëve.

Reagimi i plotë:

Sot në 26 vjetorin e themelimit të FRESSH Edi Rama mbajti një nga ato fjalimet e tij patetike, ku foli për gjithçka dhe për asgjë.

Shau e mallkoi si ato plakat e trishtuara qe mosha u iku dhe nuk i ka mbetur me asgje per te treguar.

Mbi 70% e te rinjve ne ate salle dhe ne mbare vendin sot kane nje enderr, te ikin nga Shqiperia dhe kjo plotesisht per “merite” te Edi Rames.

Edi Rama ka si model suksesi ata te cilet asnje prind shqiptar nuk do ti deshironte kurre per femijen e tij, modelin e trafikanteve te droges dhe femrave, modelin e perdhunuesve, modelin e hajduteve. Modeli i suksesit i Rames eshte Tahiri si drejtues i suksesshem i trafikut nderkombetar te droges dhe zonja 5 milione euro, Elisa Spiropali dora vete.

Edi Rama ka nje model unik demokracie i cili bazohet ne shitblerje votash.

Edi Rama ka nje model qeverisje. Ai eshte burgu per te pamundurit, njerezit ne nevoje, ata qe s’kane asnje mundesi te paguajne drita dhe uje.

Edi Rama sot ka nje bilanc!

10% e femijeve te Tiranes ushqehen vetem nje here ne dite.

300 mije shqiptare nuk kane ushqim te mjaftueshem.

300 mije shqiptare kane emigruar ne keto 5 vite.

49% e shqiptareve s’paguajne dot faturen e dritave dhe ujit.

Ne nivele alarmante eshte permasa e perdorimit te kokaines dhe konsumatoret jane kryesisht te rinj. Shqiperia renditet e para me 2.5% e ndjekur nga SHBA me nje prevalence prej 2.3%.

Mijra te rinj nuk vazhdojne dot studimet e larta per shkak te pamundesise ekonomike dhe tarifave te rritura.

E se fundmi per tu ndalur tek shendetesia falas, mashtrimi me i madh dhe tallja me e madhe per cdo te semure. Sot Edi Rama i ktheu pergjigje mesuese Valbones, e cila nese s’do ta ngrinte zerin dje, jam i bindur se s’do merrte pergjigje asnjehere per shqetesimin jetik te saj dhe qindra grave, motrave, nenave te tjera qe fati i keq i perball me sfiden e jetes. Jeta nuk mbrohet as me fjale te bukura, as me batuta e humor.

Nese qeveria do akordonte nje fond te mjaftueshem per Herceptina per cdo te semure, do ti duheshin 12 milione euro ne vit. Nderkohe qe Edi Rama harxhon vetem per luksin e tij dhe palmat, minimumi 50 milione euro cdo vit. Me pak luks per Edi Ramen, do te thote me shume shprese per te jetuar per te semuret.

Ky eshte realiteti i hidhur me te cilin sot perballet cdo shqiptar e vecanerisht cdo i ri, qe dhe pse shkelqen ne studime, vendin e tij te punes e zene ata qe ne cv kane denime si trafikant apo hajdut, apo profesioniste si Elisa e doganave.

E ne fund per te ardhur tek drejtesia. Kush kishte iluzionin me te vogel se Rama donte drejtesi te pavarur, sot ka prova te mjaftueshme se “viktima” e pare e drejtesise se pavarur do te ishte vetem Edi Rama. Sot s’ka asnje te ri ne kete vend me njohurite minimale ne fushen e se drejtes, qe nuk e kupton se si Edi Rama po ben gjithcka per te penguar zbatimin reformes ne drejtesi, se si sot Edi Rama ka pushtuar prokurorine e pergjithshme, se si vettingu ishte thjesht propagande, se ne te parin rast per ta zbatuar Edi Rama e refuzoi perdhunshem.

Te nderuar te rinj te FRESSH, partite i kemi vec, por Shqiperine e kemi bashke. Duke ju uruar per pervjetorin e organizates tuaj rinore, ju ftoj te bashkohemi me 27 janar ne proteste, per Shqiperine qe duam e meritojme, ku vleresohen vlerat dhe jo antivlerat, per nje drejtesi te vertete, per pune dhe mirqenie.

(F.G/Faxweb)

Pas

Hassan Rouhani: Trump dështoi të anulojë marrëveshjen bërthamore, ligji fitoi mbi diktaturën

Para

Disfata e Arsenal, mposhtet me përbysje nga Bournemouth (VIDEO)

Para
Disfata e Arsenal, mposhtet me përbysje nga Bournemouth (VIDEO)

Disfata e Arsenal, mposhtet me përbysje nga Bournemouth (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.