10:20 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lideri i LDK-së, në gjendje të rëndë, Isa Mustafa vuan nga sindromi Guillain-Barre

18:20 | 14/01/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lideri i LDK-së, në gjendje të rëndë, Isa Mustafa vuan nga sindromi Guillain-Barre

Ish-Kryeministri Isa Mustafa është në gjendje të rëndë.

Ai nuk është në gjendje të lëvizë, ndërsa për t’u rehabilituar plotësisht duhet të kalojnë muaj të tërë. Sipas Gazeta Express mësohet se mjekët dyshojnë se Kryetari i LDK’së është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lërë pasoja.

Ish-Kryeministri Isa Mustafa ka një javë që është shtrirë në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Përmes një komunikate është raportuar se ai është shtrirë në spital si pasojë e gripit.

Megjithatë, gjendja shëndetësore e Liderit opozitar është më serioze, sesa një grip i zakonshëm sezonal, dhe është përkeqësuar keqasi së fundmi.

“Ai nuk është në gjendje të lëvizë”,- ka thënë një burim i afërt me familjen.

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.
 
Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut. 

Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindomë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë.

Edhe në vitin 2010, kur Isa Mustafa, atëherë në pozitën e kryetarit të Prishtinës, pat udhëtuar jashtë vendit  për t’iu nënshtruar një intervenimi në zemër, zyrtarët e partisë së tij e patën mbajtur gati sekret informacionin për shëndetin e tij. 

Lideri aktual i LDK’së ka mbajtur pozita të lartë në Krahinën e Kosovës në atë që quhej “Shteti i Përbashkët Jugosllav” para viteve te 90’ta. Pastaj është bërë pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Bujar Bukoshit në ekzil. Pas luftës, ka mbajtur pozita në udhëheqjen e institucioneve publike si në Bordin e UP’së. Një kohë ka shërbyer si Këshilltar i Fatmir Sejdiut për t’u bërë pastaj kryetar i Prishtinës deri më 2013. Më 2009 ka marrë pozitën e Kryetarit të LDK’së.

Në zgjedhjet e fundit, pas rrëzimit nga pozita e Kryeministrit, Mustafa vendosi të mos i hyjë as garës për deputet, duke ia lënë vendin e parë Avdullah Hotit.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: guillain-barreIsa Mustafarëndë
Pas

Moderatorja e njohur: Sot ekrani vlerëson më shumë vithet, buzët e qerpikët fals

Para

Rita Ora dhe Dua Lipa në Prishtinë për 10-vjetorin e pavarësisë? Gazetari: Nëse kanë veç pak sentimente duhet tu thonë ‘jo’ ftesave

Para
Rita Ora dhe Dua Lipa në Prishtinë për 10-vjetorin e pavarësisë? Gazetari: Nëse kanë veç pak sentimente duhet tu thonë ‘jo’ ftesave

Rita Ora dhe Dua Lipa në Prishtinë për 10-vjetorin e pavarësisë? Gazetari: Nëse kanë veç pak sentimente duhet tu thonë ‘jo’ ftesave

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Mbaj përgjegjësinë për humbjen”/ Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim

Operacioni antidrogë me 52 urdhër-arreste, SPAK konferencë të përbashkët me autoritetet italiane në orën 11:30

Policia italiane arreston 97 pjesëtarë të Draghettës, shumica të akuzuar për trafikim droge

Rama mesazh kandidatëve socialistë pas mbylljes së procesit zgjedhor: Nuk ka humbës, por fitues! Rezultati do të mbetet në historinë politike të vendit

Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

Goditi me thikë për vdekje 19-vjeçarin në Angli, 23-vjeçari shqiptar shpallet fajtor (Emri)

Trajneri i ri te Milani, Igli Tare ka një emër të preferuar

Stadiumi kombëtar i dënuar nga FIFA, mbi 250 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Leverkusen josh Fabregas, Ten Hag mbetet plan B

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.