Sheshi “Skënderbeu” është bërë si Vjena tashmë. Ka 41 stola shumë ngjyrësh, të sponsorizuar nga një kompani dhe një bankë, mirëpo kryebashkiaku Erion Veliaj ka meritën e dhëniës së lejes për t’i vendosur ata stola në shehs.
Por gjëja më rëndësishme është se ata dy djemtë e rinj që lali Eri i prezantoi si qytetarët të thjeshtë, me sa duket nuk janë rastësisht aty.
Genc Sejko ka demaskuar dy djemtë si të përdorur si imazh nga Kryebashkiaku, pasi dy të rinjtë janë pjesë e strukturave të Partisë Socialiste, FRESSH.
“Ja dy qytetare “te thjeshte” qe po shijojnë stolat e Lalit. Madje-madje janë edhe socialistë, si ‘Lali’,”- shkruan Sejko krah fotos së tyre.
(F.M/Faxweb)