14:39 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Koreja e Veriut, gati një ushtri vajzash për Olimpiadën dimërore

07:52 | 15/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koreja e Veriut, gati një ushtri vajzash për Olimpiadën dimërore

Përtej kërcënimeve bërthamore, regjimi i Penianit do të pushtojë Korenë e Jugut me një armë tjetër të famshme: bukurinë e animatoreve të tij, të cilat me koreografinë e tyre janë shndërruar në një mjet promovimi  të Koresë së Veriut. 

Vetë bashkëshortja e liderit koreano-jugor, Kim Jong-Un-it, Ri Sol-Ju ka qenë pjesë e këtyre ‘cheerleaders’ që morën pjesë në vitin 2005 në kampionatin e atletikës për Azinë, në Incheon.

Ky grup animatoresh të reja, me moshë rreth 20 vjeç, është gati për udhëtimin drejt Koresë së Jugut. Këtë javë Peniani kishte vendosur që do të dërgonte një delegacion në lojërat olimpike të Pyeongchang-ut, pothuaj 80 km nga zona ushtarake që e ndan gadishullin në dy pjesë.

Veriu dhe Jugu janë plotësisht të ndara në fund të Luftës së Koresë në vitin 1953, madje nuk ekzistojnë as linja telefoni direkte apo e shërbime postare. I gjithë delegacioni është zgjedhur me kujdes nga Peniani dhe lëvizjet e tij do të jenë të mbikqyrura.

Sipas shtypit delegacioni do të strehohet në një anije e ankoruar në Sokcho, tipi kryqëzor me qëllim lehtësimin e kontrollit nga ana e autoriteteve.

An Chan-Il, një dezertor që tani është studiues në Insitutin e Studimeve për Korenë e Veriut thotë se animatoret e bukura zgjidhen nga regjimi në bazë të disa kritereve tepër rigoroze.

Duhet të kalojnë 163 cm gjatësi dhe të rrjedhin nga familje të mira. Ato që luajnë një vegël muzikore vijnë nga një orkestër dhe shumë të tjera janë studente elitare të universitetit Kim Il-Sung.

‘Cheerleaders’ u  shfaqën për herë të parë në vitin 2002 në lojërat aziatike të mbajtura në Busan dhe tërhoqën vëmendje kur 300 vajza të veshura me ngjyra  “hanboks”, kostumi tradicional korean, zbritën nga një traget duke mbajtur një flamur të ribashkimit, siluetën blu të kaltër të  gadishullit mbi një sfond të bardhë.

Përpos entuziazmit të prezencës së këtyre vajzave e gjitha kjo mund të shndrrohet në një dhimbje koke në nivel diplomatik.  Ekziston mundësia që koreanojugorët të mos tregohen mikpritës si në të shkuarën për shkak të programit bërthamor të Penianit.

Gjithashtu ngritja e flamurit koreano-verior është antiligjor në jug sepse konsiderohet si simbol i grushtit të shtetit nga legjislacioni koreano-jugor, po ashtu edhe ngritja e flamurit të ribashkimit të të dy Koreve.

Kur u ngrit një flamur i Koresë së Veriut gjatë një ndeshje mes dy vendeve në lojërat aziatike 2014 në Incheon u tërhoq menjëherë nga zyrtarët.

Kjo normë nuk do të aplikohet në lojërat olimpike, por aplikohet protokolli i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, (COI) dhe mund të shndrrohet në një problem në vende të tjera.

Të dy ekipet parakaluan me flamurin e ribashkimit në ceremonitë e inagurimit në Sídney-2000, Athinë 2004 ashtu si edhe në lojërat dimërore të Torinos 2006. / Bota.al

Etiketa: KoreKoreja e veriutvajzat
Pas

Mister në Sarandë, viktima gjendet me plagë pas koke poshtë pallatit ku banonte

Para

Edi Rama i merr peng emisionin Ardit Gjebresë, shfaqet tre të dielave rresht

Para
Edi Rama i merr peng emisionin Ardit Gjebresë, shfaqet tre të dielave rresht

Edi Rama i merr peng emisionin Ardit Gjebresë, shfaqet tre të dielave rresht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Komisioni antikorrupsion nis hetimet kundër kryeministrit slloven

Presidenti serb nderon kongresisten Claudia Tenney për “forcimin” e marrëdhënieve Serbi-SHBA, Vuçiç: Pavarësisht presioneve të shumta, ajo ruajti dhe kultivoi miqësinë ndaj vendit tonë

Punësimi i të rinjve, Zyrat e Punës ndihmuan 40% të aplikantëve deri në 29 vjeç

Sllovakia miraton shitjen e mishit të arinjve të murrmë për konsum

Lojtari largohet nga Arsenali, i dërgon mesazh tifozëve

Kriset marrëdhënia, Musk kritikon projektligjin e Trump: E rrezikshme për financat

Kancelari Merz pret Zelenskyn në Berlin: Gjermania do të financojë raketat me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Ukrainë

Tiranë/ Dy ditë pa gjurmë, 49-vjeçari denoncon largimin e gruas nga shtëpia dhe kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

UEFA: Shqiptarët jetojnë me futbollin! Tifozët mbushin stadiumet në finalet e Euro U17 ‘Shqipëri 2025”

Gjermania pozicionohet krah Kievit, Merz: Do të financojmë raketat me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.