09:36 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Bota është shumë e sëmurë, arsyeja është dieta jonë. Po sikur i gjithi të jetë një plan i madh për të mbajtur burimet në duart e pak njerëzve?

17:35 | 15/01/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bota është shumë e sëmurë, arsyeja është dieta jonë. Po sikur i gjithi të jetë një plan i madh për të mbajtur burimet në duart e pak njerëzve?

Bota është e sëmurë. Shumë e sëmurë. Arsyeja për këtë është dieta jonë, e mishit dhe bulmetit, që gatuhet shumë shijshëm, por që mbart dënimin tonë me vdekje. Po sikur i gjithi të jetë një plan i madh, për të mbajtur burimet në duart e pak njerëzve? Po sikur qeveria dhe kompanitë e mëdha farmaceutike, të jenë përgjegjëse për krizën e shëndetit, me qëllim që të mbushin xhepat e tyre dhe të besnikëve? Të gjithë këto pyetje trajtohen në mënyrën më të ashpër dhe brutale, në një fil dokumentar me titull “Ëhat the health”.

Çfarë po hamë, realisht?

“Ëhat the health” është një film dokumentar që ekspozon lidhjen mes mishit, bulmetrave dhe kompanive farmaceutike, si dhe organizatat e shëndetit. Ai ndjek regjisorin, Kip Andersen, teksa interviston mjekë, individë, dhe ekspertë të shëndetit, në lidhje me perceptimin e tyre për krizën e shëndetit në Amerikë. Sipërmarrja e Andersen pritet përgjithësisht ngrohtë, por vuan edhe refuzimin e disa ekspertëve, që nuk pranuan të flisnin me të.

Në botë ka një krizë të shëndetit, kjo është e qartë. Njerëzit sëmuren dhe vdesin për shkak se konsumojnë shumë ushqime të përpunuara. Regjisori Kip Andersen përpiqet të ekspozojë lidhjen mes kompanive të mishit dhe bulmetrave, organizatave të shëndetit dhe kompanive farmaceutike.

Zhvendosja nga dieta me mish, tek ajo bimore

Kip Andersen interviston disa prej ekspertëve kryesorë në sektorin shëndetësor. Disa prej atyre që shfaqen në film janë Michael Greger, mjek, autor i një libri bestseller në NYT. Ai ka folur gjithashtu me Neal Barnard (studiues, shkrumtar), dhe Kim Uilliams (kardiolog, president i ACC). Të gjithë ata dëshmojnë për problemin në fjalë dhe rrezikun konstant që shumë njerëz duhet të ndeshin.

“Ëhat the health” nxjerr zbuluar lidhjen mes kompanive të ushqimeve të përpunuara dhe një mbulimi nga ana e qeverisë, për të mbrojtur interesat financiare që burojnë prej kaosit. Shikuesve u ofrohen të dhëna që të lënë pa fjalë, në lidhje me impaktin e rëndë që ka një dietë e dobët si dhe faturat mjekësore dhe vdekja, që vijnë si pasojë e saj. Pjesa më e bukur e dokumentarit është momenti kur regjisori mbron një ndryshim nga dieta me bazë mishin, në dietën me bazë bimore, që njerëzit të bëhen të shëndetshëm. Ai sugjeron se një lëvizje e tillë do të ulte fitimet e kompanive farmaceutike.

“Ëhat the health” është dokumentar që mund të ndiqet në Netflix, shërbim i cili është i disponueshëm edhe në Shqipëri. Një dokumentar që rekomandohet për të gjithë ata, të cilët merakosen për shëndetin e tyre, si dhe janë në kërkim të të vërtetës mbi krizën e shëndetit, që e ka shpënë njerëzimin atje ku ndodhet sot. / Bota.al

 

Etiketa: what the helth
Pas

Nis seanca plenare, Ruçi kërkon mbështetjen e opozitës: Kontribut për hapjen e negociatave

Para

Shfaqet fruthi në Shqipëri, izolohen 11 fëmijë të prekur

Para
Shfaqet fruthi në Shqipëri, izolohen 11 fëmijë të prekur

Shfaqet fruthi në Shqipëri, izolohen 11 fëmijë të prekur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Njëri kërkohej në Greqi, tjetri në Belgjikë. Arrestohen dy shqiptarët në Kakavijë

EMRI/ Theu “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Rama: Anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i këtij mandati, gratë janë forca shtytëse

DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

Shtresa e mesme nën trysni: Shpenzimet për jetesën kapërcejnë mundësitë

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon shifrat: Shkalla e papunësisë shkon në 10.9%

Shpërthimet e gripit të shpendëve te gjitarët dyfishohen, duke rritur rrezikun për njerëzit

OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.