06:50 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gruaja që drogonte fëmijët dhe i fuste në arkivole… Shumë kohë më vonë u propozua për Nobelin e Paqes

18:11 | 15/01/2018
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gruaja që drogonte fëmijët dhe i fuste në arkivole… Shumë kohë më vonë u propozua për Nobelin e Paqes

Holokausti ishte një nga periudhat më të dhunshme, mizore dhe shkatërruese të historisë njerëzore. Megjithatë, mes shkatërrimit, urrejtjes dhe dhimbjes, në disa pjesë, engjëjt prej mishi dhe gjaku u shfaqën që të udhëzonin të pambrojturit dhe t’u jepnin forcë të dobtëve, të gjitha viktima të çmendurisë naziste.

Njëri prej atyre engjëjve ishte një infermiere polake e quajtur Irena Sendler, e cila bëri e zhbëri absolutisht gjithçka që mundi për të shpëtuar më shumë se 2,500 fëmijë hebrenj, të cilët në kushte të tjera do të ishin shtuar numrit të viktimave të panumërta e të pafajshme të Holokaustit.

Por, për të kuptuar më mirë motivimin e saj, është e nevojshme të dimë pak për historinë e kësaj gruaje të mrekullueshme. Irena ka lindur më 15 shkurt 1910 në Varshavë, Poloni. Babai i saj, një mjek i njohur i quajtur Stanislaw Krzyżanowski, vdiq nga tifoja kur ajo ishte vetëm 7 vjeçe, i ati u infektu nga pacientët që kolegët e tij kishin refezuar t’i mjekonin për shkak të gjendjes së tyre ngjitëse. Kjo i ngjizi një ndjesi dhembshurie njerëzore vajzës së tij, duke treguar se ajo duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ata në nevojë.

Kur hebrenjtë në Varshavë u detyruan të futeshin në geto, Irena u bashkua me ŻEGOTA (Këshilli polak për të ndihmuar hebrenjtë). Që nga fillimi punoi së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë për të “trafikuar” fëmijët nga geto-ja dhe i çoi ata në familje që i mbanin ose jetimore, sa më larg nga geto-ja, nazistët dhe vdekja e sigurt.

Irena përdori çdo mënyrën që t’i hiqte fëmijët që aty. Ajo i fshehu ata në ambulanca të zëna nga pacientët e sëmurë rëndë, në karroca, në qese plehrash, madje edhe në arkivole (ajo nganjëherë i drogonte fëmijët për t’i bërë ata të dukeshin sikur ishin të vdekur, ose për t’i vënë ata në gjumë kështu që nuk ishin të tmerruar nga frika apo dëshpërimi).

Në total, më shumë se 2.500 fëmijë u shpëtuan falë Irenës dhe për këtë arsye, ajo mori çmime dhe njohje të shumta, në vitin 2007 ajo u propozua për Çmimin Nobel për Paqen. Ajo u nda nga jeta një vit më vonë (2008), në moshën 98 vjeçare./konica

Pas

Sesion i ri, avaz i vjetër. Ndërpritet seanca, Ruçi-Bashës: Ulu more poshtë, bëj liderin e opozitës, jo bodigardin

Para

Rezoluta e “llum kazanit”, Berisha sulmon Ramën, si i “përshëndeti” gazetarët kryeministri

Para
Rezoluta e “llum kazanit”, Berisha sulmon Ramën, si i “përshëndeti” gazetarët kryeministri

Rezoluta e “llum kazanit”, Berisha sulmon Ramën, si i “përshëndeti” gazetarët kryeministri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.