Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë ku mbetën të vdekur dy persona në fshatin Gjorm.
‘Fax News‘ raporton se Artion Shenaj ka qëlluar mbi shtetasin Mariglen Mema (personi në foto) dhe më pas në kushte të rënda psikologjike dyshohet se ka vrarë veten.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal. Viktima dhe autori ishin nga i njëjti vend dhe të dy kanë qenë me precedent të penal.
Artion Shenaj kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigrim. Gjithashtu edhe viktima Mariglen Mema, babai i dy fëmijëve, kishte pak ditë që ishte kthyer nga emigrimi,
Memaj ka qenë në lokal kur është qëlluar nga Shenaj, për të cilin dyshohet se ka qenë me probleme mendore.
Informacion paraprak
Në fshatin Gjormë në një lokal shtetasi A.Sh., rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur shtetasin M.M., 35 vjeç dhe më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri.
Shërbimet policore janë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(B.H/Faxweb)