Kryeministri Edi Rama i ftuar sot në “Tonight” të gazetares Ilva Tare ka komentuar rastin e shembjes së pallatit të vjehrrit të kreut të PD-së Lulzim Basha në Vlorë, për të cilin gjykata e Strasburgut akordoi një dëmshpërblim prej 14 milion eurosh. Rama tha se do ta kishte bërë 1 mijë herë të njetin veprim.
“Do ta bëja 1 mijë herë po të kthehesha. Kemi bëre shpronësim të ligjshëm dhe ankuesit nuk kanë kontestuar shpronësimin por shifrën. Kanë qenë të pakënaqur me shifrën e përcaktuar nga qeveria për këtë kanë shkuar në gjyq.” u shpreh Rama. (M.Q/Faxweb)