Miku i madh i shqiptarëve e diplomati amerikan, Ëilliam Ëalker, është shprehur i zhgënjyer me gjendjen aktuale në Kosovë.
Ëalker vlerësoi që gjërat nuk janë duke ndryshuar përderisa theksoi nevojën për një gjeneratë të re të udhëheqësve politik.
“Aktualisht klasa politike që udhëheq vendin ka dalë nga lufta, përderisa tani është koha që ky shtet të ketë një gjeneratë të re të udhëheqësve politik”, ka thënë Walker në Klan Kosova.
“Të gjithë theksojnë se dëshirojnë ndryshimin, por unë ndryshimin nuk po e shoh” deklaroi Ëalker.
Ai theksoi që duke u bazuar edhe në eksperiencat e vendeve të ndryshme, udhëheqësia e dalë nga lufta ka tendencë që të mos jetë adekuate për një mandat të gjatë.
Walker ka ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në 19 vjetorin e masakrës së Reçakut. Masakra e Reçakut ndikoi fuqishëm në sensibilizimin e ndërkombëtarëve për krimet që po kryente Millosheviçi në Kosovë, çfarë çoi edhe në ndërhyrjen e NATO-s. (B.H/Faxweb)