12:05 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vendimi i AKEP për kompanitë celulare: Do kompensojnë qytetarët kur nuk ofrojnë shërbimin e premtuar

10:35 | 16/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vendimi i AKEP për kompanitë celulare: Do kompensojnë qytetarët kur nuk ofrojnë shërbimin e premtuar

Tregu i telefonisë celulare dhe ai i ofrimit të shërbimit të internetit, jo në pak raste është bërë pjesë e debateve mbi cilësinë apo paketat e ofruara. Një ndër shërbimet që ka pasur edhe më shumë rezerva ka qenë ai i portabilitetit të numrit, ku vonesat dhe procedurat kanë qenë evidente, ndërkaq tek shërbimi i internetit, cilësia është vënë në diskutim.

Por deri më sot, konsumatorët shqiptarë nuk janë kompensuar për dëmin që mund t’iu jetë shkaktuar apo kur kanë paguar një shërbim dhe nuk e kanë marrë atë sikurse ju është premtuar. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në planin e veprimit të këtij viti, ka vendosur në objektivat e tij edhe përfshirjen e dispozitave të kompensimit.

“Gjatë vitit 2018, AKEP do të ndjekë nga afër punën e BEREC mbi modelin standard të kontratave të konsumatorëve për shërbimet e komunikimeve elektronike. Në veçanti, AKEP do të studiojë mundësinë për të kërkuar përfshirjen e dispozitave për kompensimin e konsumatorëve nëse shërbimi i ofruar nuk përputhet me kushtet dhe afatet e miratuara. Këto dispozita do të zbatohen edhe për vonesat në portimin e numrit, dhe në një afat më të gjatë, edhe në situata të tjera kur cilësia e shërbimit është nën nivelin e rënë dakord në kontratë”, – thuhet në dokumentin e AKEP.

Një tjetër ndryshim që pritet të bëhet lidhet me rritjen e saktësisë së të dhënave të pajtimtarëve dhe numrave që ata regjistrojnë. Sipas AKEP, për të eliminuar gabimet në emër apo mbiemër, regjistrimi do të bëhet sipas numrit unik të identifikimit. Këto ndryshime pritet që të reduktojnë edhe procedurat e portabilitetit të numrit.

“Gjatë pranverës së vitit 2018, AKEP do të hartojë ndryshimet në rregulloret dhe procedurat aktuale lidhur me portabilitetin e numrit, me qëllim mundësimin e një procesi portimi krejtësisht efektiv brenda 24 orëve. Për të lehtësuar procesin, informacioni lidhur me numrin që i është dhënë një pajtimtari do të lidhet me numrin unik personal të identifikimit të pajtimtarit dhe jo me të dhënat e emrit/mbiemrit të tij që shpesh shkruhen gabimisht dhe si pasojë vonojnë ose pezullojnë procesin e portimit” nënvizon AKEP.monitor

Etiketa: kompanitë celularekompesimqytetaretVendimi i AKEP
Pas

Belgjikë, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur nga shpërthimi në Anvers

Para

Tronditet bota e peshngritjes! Romela Begaj rezulton pozitive me doping

Para
Romela Begaj shpallet kampione bote në shkëputje, urimet e Metës, Ramës dhe Bashës

Tronditet bota e peshngritjes! Romela Begaj rezulton pozitive me doping

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.