06:33 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Raporti i Freedom House: Demokracia në krizë, Shqipëria pjesërisht e lirë

19:02 | 16/01/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Raporti i Freedom House: Demokracia në krizë, Shqipëria pjesërisht e lirë

Raporti i Freedom House për Lirinë në Botë pasqyron një panoramë të zymtë sa i përket të drejtave politike e lirive civile. Për të 12-tin vit rradhazi, demokracia në botë po shënon rënie.  Ndikimin më të madh në këtë trend rënës e ka patur tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga roli tradicional i kampionit të vlerave demokratike. Ndërkohë sa i përket vendit tonë, raporti vlerëson se Shqipëria vijon të mbetet një vend gjysmë i lirë.

Demokracia është “në rrezik dhe në tkurrje” në mbarë botën. Rusia dhe Kina “po rrisin represionin” dhe “po eksportojnë influencën e tyre malinje” nëpër botë.

Janë këto konkluzionet në të cilat ka arritur organizata jo-qeveritare Freedom House, përmes raportit “Liria në Botë 2018”, mbi erozionin global të të drejtave politike dhe lirive civile, publikuar më 16 janar.

2017 është viti i 12-të rresht i tkurrjes së lirisë globale, me 71 vende të cilat sipas raportit, “vuajnë rënien e të drejtave politike dhe lirive civile.”

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara si kampion është shembull se problemet me demokracinë vijnë si pasojë edhe e provave për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016 apo shkeljet e standardeve bazike të etikës nga administrata e Presidentit Donald Trump.

Për sa i përket Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, raporti i Freedom House vlerëson se rajoni ka nevojë për angazhim të vazhdueshëm të demokracive madhore. Vendi ynë nuk shfaq asnjë ndryshim, teksa vijon të renditet mes shteteve gjysmë të lira.

Në rajon, Maqedonia vlerësohet se ka shënuar progres pozitiv falë edhe ndikimit ndërkombëtar. Ndërkohë Serbia, ku liderët europianë janë treguar tolerantë shënon hapa prapa sa i përket lirisë së medias dhe forcës së opozitës.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: raporti i freedoom houserenie demokracisë
Pas

Ristani tregon si po e kap Rama KLP-në: Këtu filloi hileja e maxhorancës për reformën. S’ka marrëveshje për ndarje pushteti me LSI-në

Para

Kush e porositi vrasjen e Oliver Ivanoviçit?

Para
Kush e porositi vrasjen e Oliver Ivanoviçit?

Kush e porositi vrasjen e Oliver Ivanoviçit?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.