Kastriot Myftaraj ka bërë dje një deklaratë të rëndë në studion e gazetarit Artur Zheji, duke deklaruar se Presidentit turk Erdogan do t’i “ikë koka”nëse vjen në Tiranë për shkak se ka inauguruar vendosjen e gurthemelit të xhamisë së Namazgjasë.
Teologu Ermir Gjinishi thotë se nuk jemi në Mesjetë dhe se nacionalizmi nuk bëhet duke sulmuar gjithë botën.
Diskutimi vjen fill pas vrasjes në Kosovë të kreut të serbëve të Mitrovicës, Ivanovic. Ngjarja ka marrë ngjyrime thellësisht etnike, ndërsa autoritetet nuk kanë ende një emër për autorët e dyshuar.
Pjesë nga deklaratat:
Myftaraj: Ai Erdogani yt të vijë këtu dhe do t’i ikë koka në mes të Tiranës. Do të bëj unë thirrje publike sepse ka shkelur laicizmin.
Gjinishi: Do të bësh të njëjtën thirrje për Sali Berishën? Sepse ai e ka vënë i pari gurin e parë te Xhamia e Namazgjasë.
Mos e bë kaq tragjike. Do vrasim Erdoganin. Nuk jemi në Mesjetë. Nuk është Turqia e sotme, Turqia e Mesjetës, nuk është Italia e sotme Italia e 39-s. Italia na ka mbajtur me bukë. Nuk e krijon dot nacionalizmin shqiptar duke sulmuar gjithë botën.
Kujtojmë se pak kohë më parë Myftaraj u ndalua nga ana e Policisë për shkak të deklaratave të tij të forta kundër ambasadores Romana Vlahutin. Po duket se gazetari rebel ‘’nuk ka vënë” mend dhe vjen edhe me këto deklarata të forta për Erdogan.
(E.K/FAXWEB)