Mund të ketë qenë një nga situatat më të sikletshme të jetës së tij televizive.
E kemi fjalën për moderatorin e njohur të modës Mark Heyes, të cilit gjatë emisionit “Lorraine”, i ka ndodhur një incident i papritur kur i janë grisur pantallonat teksa prezantonte.
“Pantallonat e mia u grisën”, tha Heyes, ku nuk e fshehu sikletin e tij.
Lorraine Kelly, moderatorja tjetër i hodhi një sy pantallonave të Mark Heyes live në emision teksa ai tha: “Më duhet të mbulohem”.
Për të mos ndërprerë emisionin, Mark u ul me pantallonat e grisura duke mbajtur një jastëk para.
Më vonë ai e komentoi këtë ngjarje si të tmerrshme, ndërsa Lorraine u shpjegoi teleshikuesve që e kishin humbur momentin epik pse Mark po mban një jastëk mes këmbëve.
(E.K/FAXWEB)