09:35 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shuhet papritmas në Francë legjenda e portës së Dinamos

13:19 | 17/01/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shuhet papritmas në Francë legjenda e portës së Dinamos

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ish-legjenda e portës së Dinamos, Ilir Luarasi.

Ish-portieri dinamovit është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Francë, ku edhe jetonte prej vitesh.

Luarasi që në muajin mars mbushi 64 vjeç, pati një karrierë të shkëlqyer me skuadrën e Dinamos, klub ku edhe u formua.

Ky është një lajm i hidhur për gjithë botën e futbollit shqiptar, e veçanërisht brezin që pati mundësi ta ndiqte atë në stadiume.

Në vitin 1976 Ilir Luarasi u afrua në ekipin e parë të Dinamos, përkrah legjendave Çoçoli, Sejdfini, Zëre, Përnaska, Ballgjini, Targaj, Marko, Demollari, etj.

Luarasi mbrojti për 11 vjet portën e Dinamos, deri në vitin 1987 dhe mbahet mend për karizmën dhe klasin e tij.

Luarasi është përfshirë edhe në ekipin kombëtar, ku ka luajtur 2 ndeshje, por për shkak problemeve politike të kohës, nuk mundi të jetë gjatë pjesë e kombëtares.

Në karrierën e tij Luarasi numëron shumë kupa dhe kampionate të fituar me Dinamon.

(E.K/FAXWEB) 

 

Pas

Bushati në konferencë me zv/Kryeministrin e Maqedonisë: ‘Viti i Skënderbeut’ do bashkojë rajonin

Para

Këshilltarët demokratë denoncojnë: Mbyllet kioska që shiste librat, favorizohen miqtë e Veliajt

Para
Këshilltarët demokratë denoncojnë: Mbyllet kioska që shiste librat, favorizohen miqtë e Veliajt

Këshilltarët demokratë denoncojnë: Mbyllet kioska që shiste librat, favorizohen miqtë e Veliajt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Me pistoletë, kapsolle donatore, silenciator, municion luftarak e kokainë, arrestohet 42-vjeçari

Danimarka merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, prioritet siguria e vendeve anëtare

Edi Rama përplaset me Nigel Farage: Mjaft me shpifje, shqiptarët nuk janë numra për propagandë

Plani i rritjes, Kryeministri Rama në samitin e liderëve të BE-Ballkanit Perëndimor në Shkup

Zjarret në Turqi/ Mbi 50 mijë qytetarë të evakuuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

OKB dënon sulmet ndaj palestinezëve që kërkojnë ndihmë në Gaza

I dërguari i Trump për Ukrainën mohon pretendimet penguese të Rusisë, kërkon ‘armëpushim të menjëhershëm’

Projektligji multitrilionë dollarësh i Trump/ Seancë maratonë votimesh në Senatin Amerikan

COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri! Drejtoresha e ISHP thirrje për kujdes në higjienë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.