Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i habiti të gjithë sot me veprimin e tij ku pas një fotografie me disa nxënës para shtatores së heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, nisi të vraponte drejt zyrave të qeverisë.
Zyra e Kryeministrit tani ka treguar arsyen e vrapimit të papritur të Haradinajt.
Kabineti i Haradinajt ka thënë për KTV se arsyeja ka qenë një takim i rëndësishëm që Haradinaj e ka pasur në ato momente.
Por, nuk ka treguar për natyrën e takimi ose me kë ka pasur të takohet kryeministri i vendit. Përveç Haradinajt shihet edhe gatishmëria e e ekipit të tij për ta ndjekur me vrap kryeministrin.
(B.H/Faxweb)