20:22 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

4 sekretet e mamave që rrisin fëmijë të sjellshëm

20:51 | 17/01/2018
në Aktualitet, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
4 sekretet e mamave që rrisin fëmijë të sjellshëm

S’dua ! Ik ! Mbylle derën ! Mos më fol ! S’dua të të dëgjoj ! Kur fëmija thotë këto fjalë, prindit i duket sikur i bie qielli mbi kokë!

Kush ia ka dhënë këtë edukatë, ku i mësoi këto fjalë, si duhet të sillem… këto e pyetje të tjera vërshojnë në mendjen e prindit duke e konfuzuar edhe më tej duke mos e lejuar të logjikojë ftohtë.

Ekspertët thonë se sjellja si model është çelësi për të mësuar fëmijët sesi të sillen.

Mund t’i flisni e t’i këshilloni gjithë ditën, por në momentin kur prindi sillet në një mënyrë të caktuar të jeni të sigurtë që fëmija do të imitojë veprimet dhe nuk do të ndjekë këshillat e fjalët.

Kështu që fillojeni me vepra duke dhënë modelin tuaj më të mirë dhe fëmijët të jeni të sigurtë që do ta ndjekin.

1. Gjithçka fillon në shtëpi 

Fëmija është pasqyrë e familjes. Nëse ju përdorni “fjalët magjike” në shtëpi, fëmija do t’i përdorë gjithashtu. Sjelljet që ju bëni gjatë kohës që jeni në shtëpi fëmija do t’i memorizojë për t’i shpërfaqur më pas kur të jetë nevoja.

Bëhuni një model i mirë në shtëpi, që ai të pasqyrojë më të mirën edhe jashtë shtëpisë.

2. Flitini fëmijës me respekt

Nëse një fëmije i flitet vetëm me urdhra, pas disa vitesh ata do t’jua kthejnë me të njëjtën monedhë. Duhet t’i respektoni për atë çka janë dhe t’i trajtoni si qenie me vlerë.

Edhe nëse duket e çuditshme që t’i flasësh fëmijës me respekt, kur ata janë të vegjël, në fakt në këtë mënyrë ju po e vini në qendër të vëmendjes për mirë dhe po i jepni respektin e merituar, duke i bërë të ditur se ai duhet ta kthejë me të njëjtën monedhë.

3. Kushtojini vëmendjen e duhur

Kur fëmija ju drejtohet, shiheni në sy. Dhe nëse e ka gabim, mos e ndërprisni, por dëgjojeni deri në fund. Duke e bërë një veprim të tillë ju po i kushtoni vëmendje të plotë dhe po zhvilloni tek ata aftësitë e formulimit të problemeve dhe mënyrën e duhur të transmetimit të tyre.

Edhe nëse nuk bëhet fjalë për ndonjë problem por për çështje të tjera të zakonshme gjithmonë kushtojini vëmendje me të gjitha shqisat.

Nëse ai nuk merr vëmendjen tuaj do të bëhet agresiv e do të bëjë gjithçka për të tërhequr vëmendjen.

4. Mos i ndërprisni

Respektoni mendimin e fëmijës dhe bëjani të qartë që ai vlen. Dëgjoni çdo dëshirë e kërkesë deri në fund e nëse e kanë gabim, përpiquni t’ua argumentoni!

Kështu ata do t’i kuptojnë më lehtësisht kundërshtimet e kërkesave të pafundme që bëjnë dhe do të ndihen të vlerësuar. Respekti dhe cilësitë e mira fitohen dhe mësohen në familje.

Fjalët fyese apo ulëse vetëm do t’i ulin fëmijës vetbesimin e asgjë më shumë. Madje do të nxisë fëmijën drejt mbylljes në vetvete dhe të ketë frikë të shprehë mendimin e tij lirshëm. Living

 

Etiketa: femije te sjellshemmama
Pas

Viti i  Skëndërbeut, Meta: Le të jetë një vit i reflektimit në rrugëtimin drejt BE-së

Para

Ndihmoi Alket Rizain të arratisej, ekzekutohet me breshëri plumbash brenda automjetit mafiozi grek  (EMRI)

Para
Ndihmoi Alket Rizain të arratisej, ekzekutohet me breshëri plumbash brenda automjetit mafiozi grek  (EMRI)

Ndihmoi Alket Rizain të arratisej, ekzekutohet me breshëri plumbash brenda automjetit mafiozi grek  (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.