10:15 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konspiracionet e mediave ruso-serbe: Kosova po tenton ta çojë ushtrinë në veri

21:38 | 17/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konspiracionet e mediave ruso-serbe: Kosova po tenton ta çojë ushtrinë në veri

Megjithëse Serbia ka garanci nga NATO se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri, problemi është se nuk mund t’i besohet NATO-s, pasi nuk ka një garanci të shkruar.

Kështu shkruan media ruso-serbe ‘Sputnik’, duke shtuar se pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Kosovë asgjë nuk do të jetë më e njëjtë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç paralajmëroi se dikush po përpiqet të përdorë vrasjen e Ivanoviqit për të shkaktuar jostabilitet dhe të fus Forcat e Sigurisë së Kosovës në veri, transmeton lajmi.net.

“Akuzat se Ivanoviç është vrarë nga shërbimet serbe kanë për qëllim të sjellin një çark shqiptar në veri të Kosovës”, është shprehur Vuçiç.

Frikën se diçka mund të ndodhë, e ka shprehur edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun. Sipas fjalëve të tij, Kosova ka për qëllim të marrë nën kontroll veriun nën pretekstin e hetimit të vrasjes së Ivanoviçit dhe se kinse duan të parandalojnë destabilizimin e pretenduar.

“Politikanët serbë deklaruan se kanë një garanci verbale të NATO-s se në veri të Kosovës nuk do të ketë njësi speciale ROSU, e as ndonjë prej forcave të sigurisë shqiptare”, ka thënë analisti ushtarak Miroslav Lazanski.

Sipas tij, në veri të Kosovës ekziston një polici shumëkombëshe e kontrolluar nga Prishtina dhe nëse do të kishte një referim si ROSU ose ndonjë forcë tjetër kjo do të ishte shkelje e marrëveshjeve dhe premtimit gojor, përcjell lajmi.net.

“Nuk e di nëse kemi ndonjë gjë të shkruar, është vetëm një problem që nuk mund t’i besoni NATO-s kur nuk ka garanci të shkruar por vetëm verbale”, ka theksur Lazanski.

Ai ka theksuar se nëse një gjë e tillë tentohet të ndodhë atëherë serbët do të protestojnë mirëpo ka shtuar se nëse një vendim merret askush nuk mund t’i parandaloj shqiptarët ta bëjnë atë.

Gjatë intervistës për ‘Sputnik’, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kishte thënë se ai është krenar se për sa kohë ishte në pushtet asnjë serb i vetëm nuk është vrarë në Kosovë, kujton gazetari Zheljko Cvijanoviç.

“Tre ditë pas kësaj një serb u vra, dhe ai ishte një person me të cilin Vuçiq kishte një konflikt të rëndë politik. Oliver ishte një njeri shumë i veçantë, i fortë, i bukur, karizmatik..Njeri rreth të cilit mund të ndërtohet një mit. Diçka e ngjashme me Gjinxhiqin, vetëm në përmasa më të vogla. Mendoj se kushdo që ka planifikuar vrsjen e tij dhe kushdo që e ka bërë atë, i kishte parasysh të gjitha këto gjëra”, ka thënë Cvijanoviç.

Vrasja e Oliver Ivanoviçit shkon në llogari të Vuçiqit, thotë gazetari, por duke shtuar se Vuçiç ka më së paku interes në vrasjen e tij./Lajmi.net/

 

Etiketa: Mediat serbo-ruse
Pas

Qeveria emëron një ‘Ministër për të Vetmuarit’

Para

1946/ “Përgatitni parulla të shkruara dhe të thirret “Enver-Tito!”, publikohet telegrami i Enver Hoxhës nga Beogradi

Para
1946/ “Përgatitni parulla të shkruara dhe të thirret “Enver-Tito!”, publikohet telegrami i Enver Hoxhës nga Beogradi

1946/ “Përgatitni parulla të shkruara dhe të thirret “Enver-Tito!”, publikohet telegrami i Enver Hoxhës nga Beogradi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrëzohet helikopteri në Indi, 7 të vdekur, përfshirë 1 fëmijë

“Shqetësim për atë që do të ndodhë më pas”, iranianët përgatiten ndërsa lufta afrohet

Kishin mbetur në det për shkak të problemeve me mjetet lundruese, Policia u vjen në ndihmë 8 personave në Dhërmi

I dyshuari kryesor për sulmet në Minesota, policia në kërkim të 57-vjeçarit Vance Boelter

Korçë/Finalizohet operacioni “Dozat”, arrestohet një i ri për shitje të kanabisit në Bilisht

Aksident në Korçë, përplasen dy automjete, një person përfundon në spital

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, Rrustemi: Zero tolerancë abuzuesve

Shkodër/Vijon operacioni policor “Koordinata”, asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike, procedohen zyrtarë lokalë

Gjermania, Franca dhe Britania të gatshme për bisedime me Iranin për programin bërthamor

Huthët e Jemenit e pranojnë: Kemi bashkëpunuar me Iranin! Jemi koordinuar në sulmet ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.