23:27 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DENONCIMI/ QSUT fik kaldajat, pacientët ngrohen me rezistenca elektrike (FOTO)

14:59 | 18/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DENONCIMI/ QSUT fik kaldajat, pacientët ngrohen me rezistenca elektrike (FOTO)

Sistemi qëndror i ngrohjes nëpër spitale është tashmë funskional, por nuk vihet në shërbim të pacientëve.

Sipas një denoncimi që qytetarët kanë bërë në gazetën “Shëndeti”, kaldajet ndizen në dhoma të caktuara, kurse pjesa tjetër mbetet në të ftohtë, ose ngrohen me rezistenca elektrike.

 “Po ngrijmë të ftohti. Ja si ngrohemi gjatë netëve në QSUT. Kaloriferët ndizen në dhoma të caktuara vetëm nga 1 orë ose më pak duke na lënë në të ftohtin e acartë të natës”,- thotë një pacient. Megjithatë, familjarët e pacientëve shprehen optimistë që të paktën i lënë të ngrohen në këtë mënyrë. “Sistemi i ngrohjes vihet rrallë në funksion. Ne e kemi zgjidhur disi problemin me këto rezistencat elektrike, por që janë shumë të rrezikshme. Nuk e kuptoj pse duhet të ndodhë kjo, kur po kursehet nga njëra anë dhe harxhohet shumë energji nga ana tjetër”,- tregon një familjar i cili dërgoi fotot.

Reparti i Infektivit në QSUT përballet çdo ditë me një fluks të lartë pacientësh të cilët përballen me kushtet e tilla.

Sipas statistikave të publikuara nga vetë institucioni, shërbimi i Infektologjisë menaxhon mesatarisht 20 000 raste në vit, prej të cilave 18000 në njësinë e pranim-urgjencës, 1000 në njësinë e konsultave, 300 raste në kabinetin e sëmundjeve tropikale dhe emergjente si dhe 900 raste në klinikën ambulatore të HIV-AIDS.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: kaldajengrohjeqsutrezistencespital
Pas

Kërcënoi se do hidhej, zbret nga shtylla e tensionit Skënder Dodaj, shoqërohet në komisariat

Para

Rrugëtimi i infermierëve shqiptarë drejt pagave me mijëra euro

Para
Rrugëtimi i infermierëve shqiptarë drejt pagave me mijëra euro

Rrugëtimi i infermierëve shqiptarë drejt pagave me mijëra euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.