Kryeministri Edi Rama e ka bërë të zakonshme tashmë që të replikojë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Së fundi mëngjesin e sotëm ai i ka kthyer përgjigje ish-kreut të Policisë në Përmet, Mithat Havarit.
Havari i shkruan Ramës që ti japë fund luftës së klasave dhe ti rikthehet punëve të përditshme të qytetarëve.
Kryeministri nga ana e tij shprehet se ai meret me punë sa gdhin dita e deri në mesnatë, e megjithatë ka ende shumë për të bërë.
REPLIKAT:
Havari: Boll u more me “armiqt e klases”, merru me pune tani , se Shqiperia ka njemije e nje halle!.
Rama: Miku im, uroj te jesh mire dhe une me pune, sic e di edhe ti, merrem perdite sa gdhin e derisa vjen mesnata, por duhet me shume ke te drejte
Havari: Nuk i mohon kush punet e bera aq me sh populli i thjesht qe ti vet thua nuk ja hedh njeri , por ama do kete dhe mendim ndryshe , athere çu kuptua qe jetojme ne sistem demokratik ?!.
Ketu mos harrojme qe je vet nje protagonist i se kundertes , ndaj per detyren e larte qe populli shumic te ka besuar i bie dhe te tolerosh , e jo dhemb per dhemb si i thone fjales. Une mendoj keshtu kuptohet si nje njeri i zakonshem i ketij vendi. Te shkofte mbare dita !.
(E.K/FAXWEB)