Naftëtarët janë ngritur sërish në protestë para prefekturës së Fierit. Ata protestuan edhe një ditë më parë para prefekturës pasi kërkojnë rikthimin në punë dhe 15 rrogat që nuk kanë marrë. Kësaj proteste ditën e sotme i është bashkuar edhe shoqëria civile.
“Fax News” raporton se ata kanë bllokuar rrugën para prefekturës pasi ata presin përgjigje për kërkesat e tyre.
Një prej naftëtave është shprehur se mësuesi i anglishtes, e kishte fjalën për Ahmetajn nuk i ka bërë llogaritë e pagës së tyre mirë.
” ARMO nuk mund të falimentojë, nuk ka falimentuar. Sipas ligjit naftëtarëve iu bie në muaj 360 mijë lekë si pagesë. Arben Ahmetaj të zbatojë ligjin e nafëtarit. Ta marr vesh edhe ai mësuesi i anglishtes që nuk di të bëjë llogaritë e nafëtarëve. Ne do të vazhdojmë protestën. Ne presim një përgjigjë nga prefekti në orën 10. Por edhe ai deri në këto moment nuk na ka dhënë asnjë përgjigje.”, u shpreh një nga naftëtarët.
Naftëtarët tani kanë marshuar drejt vendit të u quajtur “Ura e Sheqit” në Fier, pasi janë acaruar sepse prefekti ende nuk iu ka dhënë një përgjigje. (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=HtZFKZrYue8