Gjatë protestës në Fier naftëtarët janë përplasur me policinë. Që nga prefektura naftëtarët janë duke marshuar drejt vendit të quajtur “Ura e Sheqit”. Teksa ata kaluan në pedonale para tyre ishte një gardh policie dhe ata kaluan mes tyre. Edhe pse policët ishin kapur për duarsh me njëri-tjetrin naftëtarët mundën të kalojnë edhe përmes tyre.
“Jam punëtor i revoltuar, i papunë dhe i papaguar, ndaj kërkoj të mos harrohem, të paguhem, të punësohem”, është parulla të cilët naftëtarët po e përsërisin herë pas here.
“Fax News” raporton se ata kanë mbyllur marshimin për ditën e sotme dhe kanë bërë thirrje se të hënën do të takohen te rrethrrotullimi “Shqiponja” në Tiranë në orën 11:00 dhe do të marshojnë drejt Ministrisë së Energjitikës. (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=GkIn3kPZ8kE