Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së fundit të Ambasadës Amerikane. Rama është shprehur se ndjen keqardhje dhe mendon se ka pak shpresë për reflektim duke thumbuar kështu Monika Kryemadhin.
“Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim”,është shprehru Rama.
Pak minuta më parë Ambasada Amerikane në Tiranë i është përgjigjur deklaratës së kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi lidhur me rolin e EURALIUS dhe OPDAT për zgjedhjen e kryeprokurores së re Arta Marku.
Përmes një qëndrimi të publikuar në ‘Facebook’, Ambasada pohon se mbështet EURALIUS dhe se OPDAT për zgjedhjen e prokurorit. Në fakt kjo deklaratë e tyre, nuk është asgjë tjetër veçse konfirmim i qëndrimit të mëhershëm.
“Kushtetuta dhe ligji për Prokururinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit.”, shkruhet në postim. (J.V/Faxweb)