11:31 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Vaksina e fruthit shkakton autizëm”, çfarë thotë mjekja Liri Berisha

08:09 | 20/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vaksina e fruthit shkakton autizëm”, çfarë thotë mjekja Liri Berisha

Ditët e fundit në vendin tonë janë shtuar shumë rastet e fëmijëvë që janë prekur nga sëmundja e  fruthit. Mes prindërve ka nga ata që mendojnë se kjo vaksinë shkakton autizëm.

“Unë jam e bindur se vaksinimi është proces i dëmshëm, sepse e kam pësuar me fëmijën e dytë me vaksinën e fruthit, për këtë arsye fëmija im është dëmtuar, ka kaluar autizëm.

Dhe unë nuk dua ta kaloj me të njëjtën situatë me fëmijën e tretë apo të katërt. Analizat që i bëra djalit tim në Itali, doli i intoksikuar me mërkurë shumë të lartë”, shprehet Monda Qyshka, nënë e disa fëmijëve.

Mjekja e njohur Liri Berisha, e cila prej vitesh merret me çrregullimin e spektrit autik te fëmijët, e hedh poshtë me forcë këtë argument në një intervistë për ’’TCH”.

“Polemikat për vaksinën, sikur vaksina e fruthit shkakton autizëm kanë qenë të shumta. Personalisht duke e parë në këndvështrimin tim si mjeke fillimin e përdorimit të vaksinës do ta konsideroja një revolucion të vërtetë. Jam e bindur se vaksina e fruthit nuk e jep këtë çrregullim.

Ka shumë fëmijë autik jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën që nuk janë vaksinuar dhe kanë autizëm. Ndaj i bëj nënave një mesazh që kush nuk e ka bërë vaksinën e fruthit të vrapojë e ta bëjë me patjetër, është e domosdoshme”, shprehet Liri Berisha, Pediatre/Kryetare e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë.

E megjithë kundërshtitë e prindërve, në Drejtorinë arsimore Tiranë duken të vendosur të zbatojnë ligjin, që ndalon frekuentimin e institucioneve arsimore dhe paraarsimore nga fëmijë të pavaksinuar.

Vendet e Bashkimit Europian apo edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjime të ndryshme për vaksinat, por zakonisht fruthi futet te vaksinat e detyrueshme apo fort të këshillueshme.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: autizemliri berishamjeke
Pas

Tinka Kurti flet për ngacmimet seksuale: Askush nuk guxonte

Para

Kisha i del në mbrojtje familjes shqiptare, s’lejon dëbimin e saj nga Amerika

Para
Kisha i del në mbrojtje familjes shqiptare, s’lejon dëbimin e saj nga Amerika

Kisha i del në mbrojtje familjes shqiptare, s'lejon dëbimin e saj nga Amerika

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas

U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari

Pogradec/ Vajza e mitur zhduket pa asnjë gjurmë, babai denoncon rastin në polici

Rama poston pamje nga bregdeti i Jonit: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Ukrainë, disa zyrtarë arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Ishujt Kuril në Rusi

AMP arreston punonjësin e policisë në Dibër, u konfliktua fizikisht me një qytetar gjatë detyrës

Lufta kundër narkotikëve në vend, asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabis në Shkodër

Tentoi të korruptojë policin me 10 euro për të kaluar doganën e Vërmicës, policia e Kosovës arreston shtetasin shqiptar

Ukraina godet depot e naftës pranë Detit të Zi në Rusi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.