22:28 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Taulanti i “Rilindjes” kryeson “marshimin kundër krimit”, elbasanasit bojkotojnë aktivitetin

15:49 | 20/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Taulanti i “Rilindjes” kryeson “marshimin kundër krimit”, elbasanasit bojkotojnë aktivitetin

Nga Dritan Kaba

Qindra qytetarë ishin mbledhur në Elbasan, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës komunitetit dhe besimeve fetare, për të zhvilluar “Marshimin e paqes”, me moton: “Jo, krimit…! Po, drejtësisë!”

Por, sa panë që në krye të marshimit u vunë përfaqësuesit e “Rilindjes” me në krye Taulant Ballën, ata u larguan, duke mbetur vetëm një grusht njerëzish në këtë aktivitet.

Pyeta një nga të larguarit: “Pse po ikën?”. Ai mu përgjigj: “Nuk mund ta kryesojnë një marshim kundër krimit, ata që e mbështetin dhe e forcojnë e krimin e organizuar”.

Një i ri u përgjigj: “Nuk e mendoja që, këtë tubim të thirrur nga komunitetet fetare do ta kryesonte një përfaqësues i asaj partie që i vuri kazmën shtëpive të Zotit dje dhe sot i përdor për teatër përfaqësuesit fetarë”.

Një grua që u largua me të bijën dhe dy shoqet e saj u shpreh: “Nuk mund ta mendoja që do e përdhosnin kështu këtë marshim kundër krimit të organizuar, duke vendosur në krye ata që janë padrinot politikë të këtij krimi”.

Një nga të larguarit nga marshimi, një mesoburrë dukej i revoltuar për këtë maskaradë.

Ai u shpreh: “Si mund të bëhem pjesë e këtij marshimi gjoja qytetar kundër krimit, kur ai që e prin, domethënë Taulanti, pas këtij marshimi do iki të shtrohet në një drekë të bollshme e të gjatë me ata që janë pjesë e ‘shtabit’ të blerjes së votave dhe frikësimit të qytetarëve për zgjedhje. Këtej do marshojmë kundër atyre që Taulanti do shtrohet në drekë”.

Pas kësaj ai përdori thënien e kompozitorit Lalo, “më mirë të iki të bëjë drekën time”.

“Sa të jem në një rresht me ata që e mbajnë krimin në krye të Elbasanit. Nuk ka vend për mua në atë tavolinë”, u shpreh ai.

Marshimi nga qytetarët, u kthye në një ecje në bulevard të përfaqësuesve fetare me deputetët socialiste dhe me një grusht shumë të vogël njerëzish.

Sa një klasë shkollë filloreje që del në ekskursion për të njohur qytetin!

Pas

Droga në Kapshticë, ‘furtunë’ pezullimesh në Policinë e Korçës

Para

Fjorentina i përket së shkuarës, kush është bukuroshja brune që i ka rrëmbyer zemrën Olsit

Para
Fjorentina i përket së shkuarës, kush është bukuroshja brune që i ka rrëmbyer zemrën Olsit

Fjorentina i përket së shkuarës, kush është bukuroshja brune që i ka rrëmbyer zemrën Olsit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.