Policia ka lëshuar urdhërarrest për 23-vjeçarin Aldison Belulaj, të riun që ditën e djeshme vrau me armë zjarri studenten e juridikut Ariela Murati pasi kjo e fundit i refuzoi dashurinë.
‘Fax News’ raporton se urdhërarresti nga policia është lëshuar ditën e djeshme, ndërkohë që 23 vjeçari Belulaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacion pas plagëve që ka marrë në kokë. (B.H/Faxweb)