Deputeti demokrat Agron Shehaj, në një postim në Facebook, ka komentuar 7-vjetorin e 21 janarit ku 4 protestues mbetën të vdekur gjatë protestës së opozitës.
Shehaj thotë se Rama vijon të gënjejë pas protestuesit dolën kundër Ilir Metës, asokohe pjesë e qeverisë Berisha, dhe më pas me të mbajti pushtetin.
Shehaj shton se dhe ai ka protestuar kundër Metës me shpresën për një Shqipëri më të mirë.
“Si nuk ka turp ky njeri? #genjejnepaturp Ky i drejtoi viktimat për të protestuar kundër Ilir Metës, pastaj përmes aleances me Ilir Metën mori pushtetin, dhe me vonë e zgjodhi President. Çdo vit i përdor për të bërë propagandë ne mënyrë te neveritshme. Përtej bindjeve politike, respekt për viktimat se protestuan për një Shqipëri me të mirë. Edhe une kam protestuar kundër Ilir Metës.”-shkruan Shehaj.
(F.G/Faxweb)