Federata Europiane e Peshëngritjes i heq Shqipërisë të drejtën për të zhvilluar Kampionatin Europian për të rritur, i parashikuar të zhvillohej Marsi.
Vendimi u mor pas situatës kaotike të krijuar në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, pasi Romela Begaj rezultoi me doping në Botërorin e zhvilluar në Amerikë, ku fitoi medalje ari në shkëputje dhe argjendi në dygarësh.
Federata Europiane e Peshëngritjes njoftoi se Shqipëria nuk mund ta marrë përsipër organizimin e turneut. Si rrjedhojë Federata po sheh mundësinë e organizimit të këtij eventi në një shtet tjetër, duke i dhënë mundësi vendit të ri organizator ta zhvillojë Europianin edhe në një datë të mëvonshme.
(M.Q/Faxweb)