Sokol Lamaj është zgjedhur sot me short si kandidat për Këshillin e Lartë të Gjyqsorit (KLGJ). Pas shortit të sotëm emri i tij pritet t’i kalojë kuvendit për t’u miratuar.
Kush është Sokol Lamaj?
Sokol Lamaj është me profesion avokat dhe prej vitesh ushtron detyrën e tij në fushën e gjyqsorit. Por nga ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) Sokol Lamaj u skualifikuar nga lista pasi nuk justifikonte pasurinë e tij. Bashkë me të nga ONM-ja u skualifikuan edhe 8 kanidadatë të tjerë të cilët janë: Ardita Alsula, Artan Gylbegaj, Diana Dervishi, Emiliano Gjika, Lindita Xhillari, Kostandin Kazanxhi, Xhilda Pinci.
Kandidatët e përzgjedhur nga shorti i sotëm janë:
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit
Avokatia KLGJ: 1. Arben Vani 2. Sokol Lamaj
Pedagogët KLGJ: 1. Erion Muharremaj 2. Ilir Panda
Shoqëria Civile KLGJ: 1. Altin Hazizaj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Avokatia KLP:
1. Kozma Jano
2. Floreta Gjini
Pedagogët KLP:
1. Eneida Sema
2. Mirela Bogdani
Shoqëria civile KLP:
1. Alfred Balla
(J.V/Faxweb)