15:02 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Cilët janë anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së me probleme. Nga fshehja e dënimeve te sigurimi i shtetit’

13:53 | 23/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Cilët janë anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së me probleme. Nga fshehja e dënimeve te sigurimi i shtetit’

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi së bashku me ish-ministrin e Drejtësisë Gazmend Bardhi kanë sqaruar para medias problemet me kandidatët e KLGJ-së dhe KLP-së. 

Sipas tyre një pjesë e mirë e të përzgjedhurve kanë probleme të rënda ligjore. Problemet janë të ndryshme, nga fshehja e dënimeve te qënia anëtarë i sigurimit të shtetit. 

“Sot jemi para jush për të paraqitur qëndrimin e PD-së në rapor me procesin farsë që zhvilloj Kuvendi me krijimin e KLGJ dhe KLP.

Organe kaq të rëndësisnme që ishin pjesa thelbësore e kushtetutës, së korrikut, që çoi në votimin e reformës nuk mund të zgjidheshin në këtë mënyrë. Palët politike të kishin ndikim të barasvlefshëm dhe të baraslarguar.

Procesi që u zhvillua dje tregoi që ky është një process i korruptuar, dhe të përzgjedhurit kanë qenë politikë. Në debatin që kemi zhvilluar në nënkomision, thamë që në proces janë vendosur filtra antikushtetues. Lista ka probleme të rënda kushtetuese dhe ligjore, e për rrjedhojë e papranueshme nga ana e opozitës.

Nuk ka asnjë dyshim që ky short që ka prodhur njerëz me ndikim politik, nuk mund të jetë i besueshëm”, u shpreh Bylykbashi.

Bardhi në sqarimin e tij u ndal dhe te emrat konkretë. 

“Kandidati Altin Hazizaj ka deklaruar në formularin që ka dorëzuar në Kuvend se nuk ka qenë i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale.

Kjo është e rreme për shkak se në bazë të dokumentacioneve ai është i dënuar dy herë në formë të prerë për vepra të ndryshme penale”, u shpreh Bardhi.

“Nga ana tjetër është kandidati Sokol Lamaj, që ka fshehur detyrimet e tij në tatime. Ky është një interpretim i gabuar, pasi ligji thotë që duhet të ketë paguar të gjitha detyrimet tatimore.

Ilir Panda ka qenë i angazhuar politikisht në nivele të larta, ndërsa OMN e ndalon këtë. Kozma Jano ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Po ashtu kandidati tjetër Alfred Balla nga ana e OMN-së është kapur me plagjaturë”, u shpreh më tej Bardhi.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: gazmend bardhiomn
Pas

Ledian Memushaj një hap larg skuadrës së Barit

Para

A do të dalë ndonjë historian të bëjë një libër me fakte të turpshme dhe çmendurira që të na bëjë t’i vemë gishtin kokës ?

Para
A do të dalë ndonjë historian të bëjë një libër me fakte të turpshme dhe çmendurira që të na bëjë t’i vemë gishtin kokës ?

A do të dalë ndonjë historian të bëjë një libër me fakte të turpshme dhe çmendurira që të na bëjë t'i vemë gishtin kokës ?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqiptari i kërkuar nga Brindisi, kapet në Itali për trafik ndërkombëtar droge

U raportua i vdekur, gjenerali i lartë iranian mesazh në media

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit të votave

VIDEO| Si i goditi policia shpërndarësit e kokainës në ish-Bllok, publikohen pamjet

Zjarr në Sheqisht të Patosit, fakët shpërthejnë gjatë bashkimit të tubave plastikë

Britania organizoi fluturime Çarter nga Izraeli për evakuimin e qytetarëve të saj

Tiranë | Finalizohet operacioni “Informaliteti”, bllokohet një karburant në Paskuqan

Berisha: Po dokumentojmë farsën zgjedhore, protestat do nisin në Shqipëri dhe jashtë vendit

Tragjedi në Itali: 46-vjeçari ndërron jetë pas përplasjes me makinë

Berisha publikon dëshmi për manipulimin e votave të diasporës: “Një proces i kontrolluar fund e krye”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.