Çifti është përfolur prej kohësh për një lidhje, por asnjëri prej tyre nuk ka pohuar asgjë.
Së fundmi reperi Drake ka publikuar dy këngë të reja.
“God’s Plan” dhe “Diplomatic Immunity”, titullohen këngët.
Deri këtu është gjithçka në rregull, por nëse dëgjoni me vëmendje vargjet e këngës së parë do t’ju bëjnë përshtypje disa fjalë.
“Ajo më thotë: A më do?/ Unë i them: Pjesërisht! Unë dua vetëm mamin tim dhe shtratin, më vjen keq,”- janë disa fjalë që përdor reperi.
Fansat kanë aluduar se me shumë mundësi këto fjalë janë një sulm nbdaj Rihanna-s.
(F.M/Faxweb)