Ditën e sotme është ndaluar nga policia policia e Tiranës dhe forcat “Shqiponja” në Tiranë njëra nga trashëgimtaret e Top Media-s, Lori Hoxha. Me makinën e saj luksoze tip Mercedes G Class e vitit 2017 ajo është ndaluar nga policia.
Sipas gazetës ekspres makina që ajo ngiste mësohet se i përket të dashurit të saj, Vis Bajraktari, një model i fundit që kushton 120 mijë euro.
Sipas gazetës ekspress makina është pikasur fillimisht nga forcat Shqiponja, ndërsa kaloi pranë urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës sepse qarkullimi me automjete që i kanë xhamat e zinj është i ndaluar në Shqipëri. (J.V/Faxweb)