Ambasadori Donald Lu për Zërin e Amerikës është shprehur se politikanët shqiptarë duhet t’i japin fund ankesave dhe t’i futen punës. Sipas ambasadorit, në vend që politikanët të fajësojnë të huajt, Shtetet e Bashkuara ose Bashkimin Evropian, për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë të kishin dialog politik me njeri tjetrin dhe të punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.
Lu i ka bërë thirrje politikanëve që të bashkëpunojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar. (J.V/Faxweb)