Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën e banorëve të Setës, për ndërprerjen e punimeve në atë zonë. Banorët e Setës pretendojnë se kompanitë ndërtuese janë duke shkatëruar një zonë turistike.
Banorët u shprehën për “Fax News” se cështjen do ta ndjekin deri në gjykatën e Strasburgut.
Ndërkaq, edhe avokati i tyre mbrojtës tha se kërkesa për ndërprerjen e punimeve është e bazuar në prova dhe se vendimi i gjykatës është i padrejtë.
Banorët e Setës theksuan se nëse nuk do të ketë ndërprerje të punimeve, protestat e tyre do të vijojnë.
(F.M/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=8ljJtijlTlA