Aktivisti Besjan Pesha për “Fax News” është shprehur se çdo vit ARMO ka pasur 60 milionë euro borxh në shtet. Ai ka deklaruar se e vetmja zgjidhje është shtetëzimi i ARMO-s dhe shlyerja avash avash e borxheve.
“Kjo kompani më parë nuk ka dalë asnjëhërë me ulje. Jemi në një situatë bllokimi, rafineria nuk do punojë. Kemi një qytet që nuk funksionon më. Kompania IRRC nuk mund të vazhdojë më punën. Që nga viti 2008 janë 60 milionë euro borxhe në shtet në vit. Nuk kemi asnjë process që në fund mund të na japi një shpresë dhe sesi do të paguhet kjo shumë parash.
Ajo kompani ka detyrime të mëdha në shtetin shqiptar. Shteti shqiptar duhet të marrë këto para me çdo kusht. Me aq para mund të ndërtoheshin pa frikë 5 spitale moderne në vend. Të gjithë ata që kanë toleruar kanë mbyllur sytë duhet të japin llogari. Prokuroria nëse e ka serizoisht punën e saj duhet të bëjë një hetim. U bësoj se ka vetëm një zgjidhjë, të bëhet shtetëzimi i ARMO-s. Duhet të bëhet një marrveshje të re me të gjitha bankat, duke iu dhënë garanci se këto lekë do të shlyhen pasi të fillojë puna.”, u shpreh Pesha. (J.V/Faxweb)