Sapo ka përfunduar konkursi në Akademinë e Rendit për gradën “Drejtues i Parë”. Nga ky konkurs kanë dalë fitues Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Bledar Çeliku, Kastrot Skënderi dhe Gentian Shehaj.
Të gjithë këta grumbulluan 70 pikë nga 100 pyetje në konkurs. Mësohet se Ardi Veliu, kreu i Policisë së Tiranës ka grumbulluar më shumë pikë se të gjithë kolegët e tjerë. Nga kjo garë është skulifikuar Ilirjan Balla.
Duhet të themi që njëri prej fituesve duhet të zërë vendin e kreut të Policisë së Shtetit, post që u mbajt deri pak javë më parë nga Haki Çako.
Konkursi nisi në orën 8:00, ndërsa pjesë e tij u bënë 28 policë. aza e parë ishte ajo me shkrim, (testi me shkrim ka 100 pyetje) ku përgjigjet u korrigjuan me skadon dhe faza e dytë është ajo me gojë, ku policët do t’i nënshtrohen një pyetësori.(J.V/Faxweb)