Pak javë më parë u shkarkua nga detyra Haki Çako, Drejotri i Policisë së Shtetit nga ministri Fatmir Xhafaj. Vendin e tij e zuri si i komanduar Rebai Jaupaj.
Por sot kanë marrë gradën “Drejtuesi i Parë”, nga një konkurs i zhvilluar në Akademinë e Rendit Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Bledar Çeliku, Kastrot Skënderi dhe Gentian Shehaj.
Të gjithë këta grumbulluan 70 pikë nga 100 pyetje në konkurs. Mësohet se Ardi Veliu, kreu i Policisë së Tiranës ka grumbulluar më shumë pikë se të gjithë kolegët e tjerë.
Duhet të themi që njëri prej fituesve duhet të zërë vendin e kreut të Policisë së Shtetit, post që u mbajt deri pak javë më parë nga Haki Çako.
Më me shumë gjasa është Ardi Veliu për këtë post pasi ka dalë më mirë në test dhe është një nga emrat që është përfolur kohët e fundit për këtë post. Ardi Veliu mban aktualisht postin e Drejtorit të Policisë së Tiranës.
Konkursi nisi në orën 8:00, ndërsa pjesë e tij u bënë 28 policë. aza e parë ishte ajo me shkrim, (testi me shkrim ka 100 pyetje) ku përgjigjet u korrigjuan me skadon dhe faza e dytë është ajo me gojë, ku policët do t’i nënshtrohen një pyetësori.(J.V/Faxweb)