Jeff Starsser, Trajneri i Kaiserslauternn nga Luksemburgu, ka pësuar një infarkt në zemër, gjatë ndeshjes kundër Darmstadt, e vlefshme për kategorinë e dytë në Gjermani. Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 0-0 dhe ambulanca u fut menjëherë në fushë, në fundin e pjesës së parë, duke i dhënë ndihmën e parë 43-vjeçarit, që shkoi menjëherë në spital, ku gjendja e tij mbetet kritike.
“Edhe pse e duam kaq shumë futbollin, ka gjëra të tjera në jetë që janë më të rëndësishme,” – ishte komunikata e Federatës Gjermane të Futbollit, që shtyu luajtjen e 45 minutave të dyta në një datë ende të papërcaktuar.
(M.Q/Faxweb)