Ish-Drejtori i Policisë së Fierit Shemsi Prençi ka folur dje në studion e emisionit “Opinion” lidhur me operacionin e ndërmarrë në vitin 2009, kur 730 tonë naftë u sekuestrua.
Ai ka theksuar se e gjithë veprimtaria e paligjshme, ka patur mbështetje nga lart dhe nga strukturat qëndrore shtetërore dhe nafta virgin faturohej sikur do te shkonte jashte vendit, por nuk dilte kurre nga kufiri dhe mbetej ne Shqiperi, ku perzjehej me naften e karburanteve.
Prençi ka shtuar se kompania Armo dhe uzina në Ballsh kanë qenë objekte të rëndësisë së veçantë dhe se shteti duhet ta trajtojë.
‘’unë jam emëruar drejtor i Policisë në Fier në periudhën tranzitore të privatizimit të ARMO-s. Kjo është periudha që është abuzuar më shumë në këtë kompani.
Në ligj parashikohej se në këtë periudhë tranzitore kompanitë nuk lejoheshin që të merrnin më shumë se 100 mijë dollarë product me pas pagesë. ARMO ka favorizuar kompanitë që pritet që ta privatizonin. Një prej tyre ishte dhe Taçi Oil. Armo ka pasur 51 mijë ton naftë bruto, dhe disa milionë dollar mall tëpapaguar”, u shpreh Prençi.
“Atje është bërë një vjedhje marramendëse. Ne vendosëm të linim një officer të krimit ekonomik te dera e ARMO i cili kontrollonte me kupon hyrje-daljet.
Por me urdhër nga lartë u hoq pastaj. Sepse na thanë që nuk mund të kontrollonim një pronë private. Absolutisht ka 12 vjet në Shqipëri që nuk tregtohet naftë e pastër. Unë thashë që kanë qenë të përlyera institucionet qendrore në këtë çështje”, u shpreh më tej Prençi.
(E.K/FAXWEB)