Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë ku si pasojë e një zjarri të rënë në katin e dytë të një ndërtese kanë humbur jetën një nënë së bashku me 4 fëmijët e saj.
Sot rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit I lindur në vitin 1940, raporton Alsat.
Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër që sipas pronarit i cili në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e pare të shtëpisë, mund të kishin mbetur të vdekur reja e tij Fatimja dhe katër fëmijët e saj. Zjarri është vënë nën kontroll nga ana e zjarrfikësve. Ndërsa me urdhër të Prokurorit vendi i aksidentit është duke u siguruar nga ana e policisë. (B.H/Faxweb)