Vetëm pak minuta është lënë komenti i Genc Sejkos në ‘’Facebook”-un e kryeministrit Rama dhe më pas është fshirë nga ‘’rojet”.
Sekjo kishte komentuar në videon e Ramës për shëndetësinë e rilindur, ndërsa i kujtonte faktin se Bashkim Fino dhe Spartak Braho ishin dërguar për kurim jashtë shetit, ndërsa e ëma e tij është kuruar në një spital privat.
Asnjë fjalë fyese e megjithatë komenti është cilësuar si i papranueshëm. Pak kohë më parë Rama shprehej se nga profili i tij fshiheshin vetëm komentet me fjalor të papërshtatshëm, por s’qenka tamam kështu.
Po “njeriu i memeve” nuk dorëzohet duke e ripostuar komentin në faqen e Ramës.
‘’Po të komentoj edhe njëherë meqë ma fshive komentin tim. Kaq mirë janë spitalet e tua sa për Bashkim Finon dhe Spartak Brahon dhe fonde që të kurohen jashtë shtetit. Vetë mamaja juaj u operua në një spital privat. Lëre propagandën me video bardh e zi”, shkruan Sejko në komentin e tij të dytë.
Për tu siguruar që të bëhen masive, vetë Sejko ende pa u fshirë komenti ka bërë edhe fotot e rastit.
(E.K/FAXWEB)