11:53 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e opozitës, Kokëdhima: Këto janë tre kushtet tona për PD-në për t’ju bashkuar protestës

13:18 | 25/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e opozitës, Kokëdhima: Këto janë tre kushtet tona për PD-në për t’ju bashkuar protestës

Partia ‘ZGJIDHJA’ ka lajmëruar se është e gatshme të marrë pjesë në protestën e 27 janarit të lajmëruar nga opozita vetëm nëse PD i plotëson tre kushte.

“ZGJIDHJA ka tri kushte për t’u bashkuar me Partinë Demokratike në një front të gjerë opozitar kundër qeverisë së krimit, drogës dhe korrupsionit të Edi Ramës”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e Partisë Zgjidhja.

Deklaratë Shtypi e Partisë ZGJIDHJA

ZGJIDHJA mbështet çdo protestë paqësore. Partitë e vjetra, veçanërisht PS dhe PD janë në bashkëpunim e marrëveshje me njëra-tjetrën, bëjnë sikur zihen e luftojnë, por në fakt mbajnë e alternojnë njëri-tjetrin në pushtet. Kërcënojnë se do i burgosin qeveritarët e korruptuar të palës tjetër, por sa vijnë në pushtet, sigurojnë njëri-tjetrin që të mos u hyjë gjemb në këmbë. Populli është përdorur, gënjyer, mashtruar, shtypur, vjedhur, pushuar nga puna, diskriminuar, ofenduar, lënduar, gjobitur, dënuar, rrahur e vrarë, varfëruar e shkelur dhe është detyruar të braktisë vendin dhe atdheun e vet.
Këto parti janë pa demokraci e standarde, janë sh.p.k-të e kryetarëve të tyre, organizata kriminale që kanë rrënuar e shkatërruar plotësisht shtetin, ekonominë, arsimin, drejtësinë, shëndetësinë, mbrojtjen jokolektive, institucionet, zgjedhjet, liritë politike, ekonomike dhe njerëzore, pasuritë natyrore, peisazhin, mjedisin; gëzimin, vlerat dhe dinjitetin e popullit, besimin se ky vend bëhet, shpresën e njerëzve te e sotmja dhe e ardhmja e shtetit dhe e kombit tonë.
ZGJIDHJA nuk do t’i bashkohet protestës së 27 janarit, mbështetësit e saj nuk do marrin pjesë në të. ZGJIDHJA ka tri kushte për t’u bashkuar me Partinë Demokratike në një front të gjerë opozitar kundër qeverisë së krimit, drogës dhe korrupsionit të Edi Ramës:
1) PD të distancohet qartazi dhe haptazi nga të gjitha aktet e saj antikombëtare dhe antipopullore të kryera në të shkuarën e afërt kur qeverisi Shqipërinë.
2) PD të distancohet prerazi dhe përfundimisht nga çdo marrëveshje e fshehtë dhe pazar me Edi Ramën për të mbajtur peng zgjedhjet dhe për të mos lejuar demokratizimin e tyre. PD ta kushtëzojë pjesëmarrjen në parlament vetëm me kryerjen urgjente të reformës zgjedhore gjithëpërfshirëse, e cila duhet t’i çlirojë përfundimisht zgjedhjet shqiptare nga komisionerët e PD-së dhe të PS-së, të garantojë votim dhe numërim elektronik në qendrat e votimit dhe të gjitha standardet europiane të zgjedhjeve të lira. I vetmi vend në botë ku zgjedhjet administrohen nga dy parti dhe jo nga shteti, është Shqipëria. Reformën zgjedhore duhet ta udhëheqë prezenca e OSBE-së në Tiranë.
3) Qeverisja e mirë e Shqipërisë do të fillojë kur sovraniteti politik t’u merret kryetarëve të partive të vjetra dhe t’u kthehet qytetarëve të zakonshëm dhe taksapaguesve shqiptarë. PD të deklarohet sinqerisht në mbështetje të projektit të ZGJIDHJA-s për demokratizimin e qeverisjes dhe të shoqërisë shqiptare.
Pa plotësuar këto tri kushte, nuk do ketë bashkëpunim me partitë e vjetra. Ne do t’i luftojmë deri në fund ato si armiq të lirisë dhe të së drejtës legjitime të popullit tonë për të ndërtuar mirëqënien dhe jetën e merituar.
Ftojmë qytetarët e Shqipërisë, anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e ZGJIDHJA-s, t’u bashkohen banorëve të Verrisë kundër inceneratorit të vdekjes dhe për lirimin e demonstruesve të arrestuar,
T’u bashkohen naftëtarëve të Ballshit dhe të Fierit që janë flakur rrugëve të vjedhur, të braktisur e të sëmurë,
T’u bashkohen studentëve të fakulteteve të Tiranës kundër diskriminimit ekonomik dhe tarifave të larta të studimeve, kundër tarifave për gjuhët e huaja dhe dyfishimit të tarifave për provimet e mbartura.
Shqipëria bëhet! Ne jemi “Zgjidhja”!
Bashkohuni me ZGJIDHJA-n! Faleminderit!

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: koco kokedhima
Pas

Hidrocentrali i Kalivaçit, Rama fiton gjyqin me Beketin

Para

Çfarë bëhet sot me 15 autorët e krimeve monstruoze ndaj grave në Shqipëri

Para
Çfarë bëhet sot me 15 autorët e krimeve monstruoze ndaj grave në Shqipëri

Çfarë bëhet sot me 15 autorët e krimeve monstruoze ndaj grave në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata me flakët në vend, 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 10 prej tyre mbeten ende aktive

Prezantimi i draftit të Kodit të ri Penal, Zaçaj: Ligji penal duhet të jetë parzmore për qytetarin, jo shpata e shtetit

Ndërpritet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës

Vlorë/ Zaptoi hapësirën publike para hotelit të tij dhe e shfrytëzonte për parkim privat, nën akuzë pronari

Nga lirimi me kusht për burgimin e përjetshëm tek shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit/ Cilat janë risitë e Kodit të ri Penal

Apartamente, llogari bankare dhe mijëra hektar pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar në Katar dhe bashkëshortes së tij (EMRI)

Rakipi tregon risitë e Kodit të Ri Penal: 21-vjeçarët mund të trajtohen si të mitur

Ngërçi politik në Kosovë, Haxhiu: Sot e nesër mund të mbahen disa seanca. Nëse s’ka reflektim, rruga e vetme janë zgjedhjet

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Janë bërë 30 ndërhyrje, ka 327 nene! Pas Brukselit, do t’i kalojë Kuvendit

Vajza vrau babanë me tel, arrestohet nëna e 26-vjeçares, ndihmoi në pastrimin e trupit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.