Çështja e varrezave greke në jug të Shqipërisë ka marrë përmasa ndërkombëtare dhe ka gjetur pasqyrim edhe në mediat e huaja.
Portali Italian që merret për çështjet ballkanike, “Il picolo”, ka nxjerrë në dritë edhe disa detaje të reja, të panjohura deri më tani.
Sipas tij në zonën e Tepelenës ushtarëve grekë të rënë në gjithë jugun shqiptar janë rreth 8 mijë gjatë luftimeve italo-greke në Luftën e Dytë Botërore në territorin shqiptar.
Gjithashtu afër 14,000 mijë ushtarë grekë u vranë në frontin shqiptar deri në prill të vitit 1941, muajin e kapitullimit. Dhe pothuajse 7,800 mbeten për t’u gjetur. Ata do të varrosen në varreza të reja në territorin shqiptar.
Kërkimet për eshtrat e ushtarëve grek në jug të Shqipërisë kanë ardhur si rezultat i marrëveshjes së arritur në Kretë mes Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushatit. (M.Q/Faxweb)