Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali. Gjatë vizitës atje Pacolli ka takuar dhe ish trajnerin e kombëtares kuq e zi, Giani De Biassi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Pacolli shkruan se De Biassi iu duk goxha i interesuar për të drejtuar edhe Kosovën.
“Me mikun tim Gianin, heroin e gjithë shqiptarëve. De Biassi mu duk goxha i interesuar për ta drejtuar edhe Kosovën.
Do të bisedoj me Vokrrin, ndoshta mund të bëhet diqka e bukur” shkruan Pacolli. (M.Q/Faxweb)