Disa nga ambjentet e zyrave të shtetit në Pogradec janë dhunuar gjatë natës raporton ‘Fax News’. Persona të panjohur kanë hyrë dhe kanë dëmtuar dokumentacionin në ambjentet e zyrës së punës, ISSH, dhe Inspektoriatit të Mjedisit.
Nuk dihet nëse janë marrë dokumenta apo thjesht janë shkatërruar. Sipas të dhënave personat kanë hyrë gjatë natës pasi kanë thyer dhe shkaterruar dyert e këtyre institucioneve. (B.H/Faxweb)