Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka ka qenë sot në Elbasan për të prezantuar projektin ‘Groë’ për futbollin në shkolla që ka si synim masivizimin e këtij sporti nëpër shkolla, raporton ‘Fax News’.
Projekti prezantohet për herë të parë në shkollën Qamil Guranjaku. Kreu I FSHF-së ka thënë gjithashtu se në 4 vitet e ardhshme synohet ndërtimi i 100 minifushave dhe stimulimi i sportit për vajzat.
Zv ministri i Arsimit, kostandin shkurti tha se mbështet federatën në këtë nismë që synon implementimin e futbollit në moshat 7 dhe 10 vjeç dhe shpreson që projekti të shtrihet edhe në shkolla të tjera.
Nga ana tjetër Duka tha se projekti i ri është lançuar në marrëveshje me MAS. Ai tha se projekti ka qëllime sociale për ti larguar fëmijët nga veset e moshës.
Këto premtime të Dukës vijnë vetëm disa dita para se të zhvillohet gara për kreun e FSHF-së ku Armando Duka do të ketë përballë Bashkim Finon. Gara do të zhvillohet më 7 shkurt. (B.H/Faxweb)