Ish-kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, njëherazi kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, ka reaguar për çështjen e vaksinave.
Vasili nuk ka harruar të quajë Kryeministrin Rama ‘shkollëpak’, dhe të painformuar teksa shpjegon se vendi ynë ka qenë lider vaksinimin në gjithë Ballkanin.
Vasili shkruan:
“Shkollëpaku flet edhe për vaksinat.
Shpjegojani shkollëpakut që Shqipëria ka qenë vend lider për vaksinimin në gjithë Ballkanin, prandaj edhe princesha Matilde sot mbretëreshë e Belgjikës erdhi në 2012 për ta promovuar këtë sukses të Shqipërisë dhe për ta bërë shembull për gjithë rajonin, në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Thuajini të mos flasë më ky kryeministër injorant se po gajas dynjanë, por edhe po ja nxin faqen Shqipërisë.”
(F.G/Faxweb)