Gjyakata në Fier ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’ për 4 banorët e Verrisë të cilët protestuan kundër ndërtimit të impiantit të djegieve të plehrave, raporton ‘Fax News’.
Ndalimi është vlerësuar si i ligjshëm por ata janë lënë të lirë. Policia I kishte arrestuar 4 banorët pasi i akuzonte për pjesëmarrje në manifestim të paligjshëm dhe mosbindje ndaj forcave të rendit.
Pak ditë ma parë 4 protestuas u ndaluan nga policia pas protestës kundër impiantit të djegies së mbetjeve.
Ata thonë se ndërtimi i inceneratorit do të shkatërronte jetën e tyre në atë vend. Policia përdori dhunë për shpërndarjen e tyre.
Njëri nga protestuesit Zylyftar Delibashi thotë se banorët shkuan me duar në xhepa pasi u informuan se kishte dëgjesë, ndërkohë që aty gjetën policinë.
“Ne shkuam tek parcela qe nisen punimet pasi nga ktyepleqësia na thane se do te kishte degjese, por aty gjetem policine. Ne ishim me duar ne xhepa. Do vazhdojme te protestojme pasi inceneratori dihet qe na demton”, ka thënë ai.
(B.H/Faxweb)