07:56 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si ndryshon pagesa në doganë për makinat e prodhuara para 2008-tës

08:20 | 28/01/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si ndryshon pagesa në doganë për makinat e prodhuara para 2008-tës

Qytetarët që do të importojnë makina të prodhuara para 2008­-ës, do të paguajnë TVSH­ 20 për qind për zhdoganimin me çmimet referencë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë miratoi udhëzimin “Për vlerësimin e mallrave me qëllimeve doganore”, ku përcaktohen çmimet referencë për makinat, fugonat, kamionçinat dhe kamionët e tonazhit të lartë të para 2008­ ës. Mbi çmimet referencë llogaritet 20 për qindëshi i TVSHsë, i cili është i vetmi detyrim doganor, që paguhet për makinat e importuara.

Për zhdoganimin e makinave, administrata doganore i referohet publikimit të buletinit të “Quattroroute”, që jep të dhënat për të gjitha makinat e prodhuara në 10 vitet e fundit.

Buletini publikohet dy herë në vit, në muajin janar dhe korrik, ku ka të përcaktuara edhe çmimet referencë për të gjitha makinat e prodhuara në 10 vitet e fundit.

Po në rast se qytetarët do të importojnë makina të prodhuara para 10 vjetësh, pra një makinë të prodhuar në 2016, për vlerën e zhdoganimit administrata doganore do të përdorë çmimet referencë të publikuara në udhëzimin e Financave.

Pra, çmimet referencë do të përdoren për makinat para 2008-­ës, që kanë mbetur jashtë buletinit që jep të dhëna të certifikuara.

“Kur për autoveturën që vlerësohet nuk gjenden të dhëna në buletin, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt. Në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që jepet në buletin.

Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara si në tabelë”, thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Financave. Nga doganat, çmimet referencë përdoren kur blerësi i makinës paraqet faturë jokorrekte apo me vlerë minimale blerjeje.

ZHDOGANIMI

Çmimet referencë për makinat kanë mbetur të pandryshuara. Udhëzimi i Financave, në parim përditëson metodologjinë e llogaritjes së taksës së zhdoganimit me të dhënat e buletinit “Quattroroute”, që përmban të dhënat vetëm të 10 viteve të fundit.

“Panorama” boton tabelën me ndryshimin e pagesës në doganë për makinat e prodhuara para vitit 2008. Çmimet referencë të shitjes, sipas udhëzimit janë të ndara sipas cilindratit të makinës ,që varion nga 1900 ç, deri në 4500 ç.

Për ta konkretizuar, në rast se një qytetar do të importojë një makinë të prodhuar në vitin 2006 apo 2007 me cilindrat deri në 1400 ç, për taksën e TVSh­-së, dogana do t’i referohet çmimit referencë.

Për këtë makinë, çmimi referencë i vendosur në udhëzim është 130 mijë lekë dhe TVSH-­ja e zhdoganimit është sa 20 për qind e çmimit referencë. Në këtë rast, taksa e zhdoganimit është 26 mijë lekë. Për makinat me cilindrat nga 1400 ç deri në 1900 ç, çmimi i referencës së blerjes është 200,000 lekë. TVSH­ja që do të paguhet është 40 mijë lekë.

3/5 makinat me cilindrat nga 1900 ç deri në 2500 ç, çmimi referencë i blerjes së autoveturës është 325 mijë lekë dhe për këto makina, taksa e zhdoganimit është 65 mijë lekë. Për makinën me cilindrat 4500 ç, çmimi referencë i blerjes sipas udhëzimit është 800 mijë lekë. Taksa që do të paguhet do të jetë 160 mijë lekë.

ZHDOGANIMI I AUTOMJETEVE

Për zhdoganimin e automjeteve, në rastet kur nuk pranohet transaksioni dhe nuk është i mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi bazohet në publikimet e buletineve “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.

Vlera e një autoveture gjendet në tabelën “Quattroroute”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Në këtë rast, vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që gjendet në tabelë. Kur për autoveturën që vlerësohet nuk gjendet të dhëna në buletin, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt.

Në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit, që jepet në buletin. Vlera për kamionçina, fugona dhe kamionë gjendet në publikimet e revistës “Tuttotrasporti”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Në këtë rast, vlera doganore nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit të gjendur në tabelë. Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara si në tabel.

Etiketa: doganamakinamjete
Pas

A e dinit se mosha ndikon në aftësitë riprodhuese të meshkujve?

Para

Vajza! Këngëtari seksi është single, i jep fund lidhjes 1-vjeçare

Para
Vajza! Këngëtari seksi është single, i jep fund lidhjes 1-vjeçare

Vajza! Këngëtari seksi është single, i jep fund lidhjes 1-vjeçare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.