Prej disa kohësh një nga këngëtarët më seksi të muzikës shqiptare, u përfol për lidhjen e tij. Vetë Adrian Gaxha preferoi që emrin e vajzës së cilës i kishte vjedhur zemrën ta mbante të fshtetë.
Këngëtari e ka mbajtur hermetike lidhjen nën pretekstin e vullnetit të vajzës, që jeton në Evropë e që nuk do të bëhet kurrë publike.
Por lajmet e fundit tregojnë se gjithcka ka marrë fund. “Prive” ka zbuluar se këngëtari dhe biondia bukuroshe kishin rreth 1 vit të lidhur por së fundmi rrugët e tyre janë ndarë.
Thuhet se vajza ka kaluar një periudhë të vështirë në jetën e saj por arsyen e ndarjes askush nuk e di edhe pse janë miqtë e Adrianit që e kanë konfirmuar. Kështu që vajza, nga sot Adriani mbetet një objektiv shumë i mirë për t’u arritur.
(E.K/FAXWEB)