“Ishte një ndjesi e bukur, të shënoja gol në ndeshjen e parë brenda me klubin e ri”, kjo ka qenë deklarata e bërë nga futbollisti Sandro Wagner pas golit të parë në Allianz Arena me fanellën e Bayern Munich.
Por goli ngriti shumë pikëpyetje për mënyrën se si është shënuar pasi këmbët e futbollistit nuk u vunë në pnë.
Ëagner, i cili mori një top nga e djathta nga Rafinha, e shtyu topin me një pjesë të trupit me të cilën normalisht nuk shënohen shumë gola. “Ka mundësi, që ta kem shënuar me pjesën time më të mirë. Por nuk jam shumë i sigurt, pasi çdo gjë shkoi shumë shpejt. Gjithsesi ishte një ndjesi e bukur”, u shpreh më tej lojtari.
Wagner, i cili në rininë e tij ka luajtur 11 vite për Bayern, është rikthyer gjatë merkatos së dimrit, 10 vite pas lamtumirës nga Munich.
(E.K/FAXWEB)